“Hezbollahu do të çarmatoset me mjete ushtarake dhe diplomatike”, Izraeli paralajmëron: Nëse Libani nuk përmbush detyrimet… 21/04 10:39
Një autobus dykatësh i linjës Bus Éireann është aksidentuar në qendër të qytetit të Dublinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve North Earl dhe Marlborough. Më shumë se 20 zjarrfikës, efektivë policie dhe mjekë mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur shpëtimin e këmbësorëve që u përplasën.
Sipas mediave të huaja, thuhet se automjeti nuk ishte në shërbim në kohën e incidentit.
Sakaq, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti të rëndë, që deri tani dyshohet se ka qenë aksidental.
Top Channel