Të paktën 16 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas shpërthimit në një minierë të paligjshme qymyri në Indi
Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë ka shkuar në 55 mijë, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.
Gjatë një interviste, ai tha se një numër i madh njerëzish konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëhequr përpjekjet për t’i dhënë fund luftës që filloi me pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj nga Rusia më 22 shkurt 2022.
Të dërguarit specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump, zhvilluan bisedime me negociatorët rusë dhe ukrainas në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, për të dytën ditë të enjten, në një përpjekje për të diskutuar detajet e marrëveshjes së paqes të propozuar nga SHBA-të.
Çështja më e vështirë është territori, pasi Rusia kërkon që Ukraina të lëshojë pjesën tjetër të rajonit lindor industrial të Donbasit, të cilin Moska aktualisht nuk e kontrollon.
Top Channel