Aksident fatal në bypass-in e Vlorës/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët personi që ndodhej brenda Dy ditë para shqyrtimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, qeveria shfuqizon vendimin për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke rikthyer aksesin e plotë për të gjithë përdoruesit.
Në një vendim të Këshillit të Ministrave, të datës 3 shkurt 2026, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, qeveria rikthen aksesimin në aplikacion.
Në vendimin e qeverisë, sqarohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme.
Të enjten e 5 shkurtit, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtonte vendimin për mbylljen e platformës, seancë e kërkuar nga Asociacioni i Gazetarëve, me argumentin se mbyllja e TikTok kishte prodhuar pasoja për lirinë e shprehjes dhe informimit. Po më 3 shkurt, qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pushimin e çështjes, me argumentin se vendimi i bllokimit është shfuqizuar.
Platforma sociale TikTok u mbyll në mars të vitit 2025, pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Vendimi erdhi pas konsultimit të gjerë me prindër e mësues, ndërsa tashmë aplikacioni është rihapur për 1.5 milionë përdorues shqiptarë.
Top Channel