Zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, LVV: Tejkalim i rolit kushtetues të gjykatës, i jep veto një subjekti politik

04/02/2026 20:22

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb të Kuvendit të Kosovës.

Sipas partisë në pushtet, Kushtetuesja ka një inkoherencë në këtë çështje.

Një gjykatë kushtetuese që ndryshon qëndrimin për çështje identike kushtetuese, pa asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetëm parimin e parashikueshmërisë të së drejtës, por edhe besimin e qytetarëve në koherencën e rendit kushtetues”, thuhet në reagim.

LVV shton se institucioni më i lartë juridik në vend ka tejkaluar rulon kushtetues.

Zgjerimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese me këtë përbërje nuk është rastësi e as rast i izoluar. Në vijimësi, edhe në shumicën e kolegjeve të kaluara, me disa përjashtime, është ndjekur e njëjta prirje: zgjerim gradual i kompetencës përtej mandatit kushtetues. Në këtë mënyrë, qëllimisht po formësohet një pol pushteti paralel dhe i padukshëm nga sovrani, i cili shfaqet sa herë demokracia fillon të marrë hov dhe jeta real politike prodhon kontradikta”, shtohet tutje nga LVV.

Po ashtu, kjo parti thotë se Kushtetuesja po i jep veto një subjekti politik.

Dispozitat e Propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit njohin përfaqësimin e komuniteteve, jo dominimin e një subjekti politik mbi institucionet. Aty flitet për komunitete, jo për parti. Gjykata Kushtetuese sot po bën të kundërtën, po e ngushton Propozimin e Ahtisarit përtej tekstit dhe qëllimit, duke krijuar në praktikë një të drejtë vetoje për një subjekt konkret politik Listën Serbe. Gjykata Kushtetuese po dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006 dhe Ahtisaarin në 2007. Teksa Kushtetutën për këtë çështje tashmë e ka shndërruar në materie diskutimi dhe tkurrjeje, jo zbatimi”, thuhet tutje në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB