SHBA kthen sytë nga Ballkani, nxjerr Gazprom nga tregu serb, e zëvendëson me kompaninë e Orban. Media gjermane: Trump e uli me këmbë në tokë Vuçiçin Këmbëngulja e korrespondentes së CNN-it, Kaitlan Collins për pyetje rreth Jeffrey Epstein gjatë një takimi të presidentit me gazetarë në Zyrën Ovale, e ka nxehur keq Donald Trumpin.
Sipas The Guardian, tensioni nisi kur Collins vuri në dukje përpjekjet e Trump për t’i paraqitur gjetjet nga grupi i fundit i dosjeve të Epstein si “problematike vetëm për Demokratët”, duke theksuar se dokumentet nxirrnin në pah edhe lidhje të afërta të financierit me dy aleatë të Trumpit- Elon Musk dhe Howard Lutnick, sekretarin e tij të tregtisë.
Presidenti reagoi duke nënkuptuar ekzistencën e një “komploti kundër tij”. Kur ai tentoi ta mbyllte diskutimin duke thënë se “ndoshta është koha që vendi të kalojë në një fazë tjetër”, Collins e pyeti: “Por çfarë do t’u thoshit njerëzve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi, zoti President?”. “Çfarë thatë?”, reagoi Trump me nervozizëm, e nga këtu, kaloi në sulme personale ndaj Collins, ish-reportere e gazetës konservatore Daily Caller, ndaj së cilës Trump ka shprehur shpesh zemërim gjatë të dy mandateve të tij.
“Çfarë do t’u thoshit të mbijetuarve që mendojnë se nuk kanë marrë drejtësi?”, e përsëriti pyetjen Collins. “E dini, ju jeni reporterja më e keqe”, u përgjigj Trump me përçmim. Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë të pranishëm, ai shtoi: “Është një grua e re. Nuk mendoj se të kam parë ndonjëherë të buzëqeshësh”, vazhdoi ai përpara se të kthehej sërish nga Collins.
“Të njoh prej dhjetë vjetësh. Nuk parë ndonjëherë një buzëqeshje në fytyrën tënde. Dhe e dini pse nuk buzëqesh? Sepse e ke mjaft të qartë edhe vetë që nuk po thua të vërtetën…”, ishte komenti i tij. Në vitin 2020, Trump u largua në mënyrë demonstrative nga një konferencë për shtyp, kujton The Guardian, pasi Collins refuzoi ta ndihmonte atë t’ia hiqte fjalën një reporteri tjetër, të cilin Trump e kishte ndërprerë për shkak se kishte bërë një pyetje, të cilën ai e përshkroi si “dashakeqe”.
Top Channel