SPAK i “mbylli” derën dhe nuk pranoi monitorim, reagon kreu i Komisionit Parlamentar Xhafaj: Është praktikë kushtetuese, s’ka karakter ndërhyrës

04/02/2026 16:52

Pasi Prokuroria e Posaçme i ‘mbylli’ derën Komisionit të Përhershëm Parlamentar Xhafaj, duke refuzuar këtë komision dhe duke e cilësuar si cënim privatësie, kreu i tij i ka kthyer përgjigje sot.

Gjatë mbledhje së Komisionit për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj deklaroi se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar dhe se nuk ka aspak karakter ndërhyrës.

“Shqipëria është republikë parlamentare. Kuvendi në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional.

Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj.

Kërkesa lidhej me një vizitë monitoruese mbi rezultatet e SPAK për pastrimin e parave, por  SPAK i tha ‘jo” takimit me Komisionin Xhafaj, që ishte sugjeruar të mbahej në 6 shkurt 2026.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB