I përfshirë në skandalin e dosjes Epstein, ish- Princi Andrew largohet nga Royal Lodge 15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci i viktimave gjatë përplasjes së një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe trafikantëve turq që transportonin emigrantë në brigjet greke.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes të së martës në ishullin Xios të Greqisë.
Sipas Rojës Bregdetare Greke, një motoskaf me të paktën 35 emigrantë klandestinë në bord po shkarkonte në brigjet greke, kur u diktua prej Rojës Bregdetare. Sipas versionit të saj, Roja Bregdetare helene thotë se motoskafi i trafikantëve ishte në fazën e shkarkimit dhe menjëherë u vë në lëvizje duke refuzuar të ndalonte pas sinjaleve që patrulla e saj i bëri.
Gjatë kësaj faze dhe në rrethana ende të panjohura, të dy motoskafët, të cilët janë me nga dy motorë 300 kuaj fuqi, u përplasën, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të 14 emigrantëve, ndërsa 26 të tjerë, mes të cilëve edhe dy oficerë grekë, u dërguan në spital.
Një grua vdiq në spital, duke e çuar numrin e viktimave në 15, ndërsa burime lokale thanë se 4 persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, pasi kanë plagë të rënda në organet e brendshme jetike dhe kokë. Dy gra shtatzëna kanë humbur embrionet e tyre dhe pritet të kryhen prerje cezariane për heqjen e embioneve të vdekura.
Ende nuk janë të ditura rrethanat e aksidentit, por dëshmitarë okularë thanë se ngjarja ndodhi më pak se 200-300 metra nga bregu dhe se motoskafi i Rojës Bregdetare Greke hypi me shpejtësi të madhe mbi barkën e trafikantëve, çka vërtetohet edhe prej plagëve që viktimat dhe të plagosurit kanë.
Të tjerë dëshmitarë thanë se dëgjuan dhjetëra të shtëna nga armë automatike, me gjasa prej mitrolozit të motoskafit të Rojës Bregdetare përpara se dy mjetet të përplaseshin. Nuk dihet nëse trafikantët ishin apo jo të armatosur dhe nëse qëlluan mbi Rojën Bregdetare Greke.
Vlen të përmendet se Roja Bregdetare Greke publikoi vetëm foto të mjetit të saj, ku duket përplasja, por jo të mjetit të trafikantëve. Në zonë ka mbërritur prokuroria, e cila ka urdhëruar sekuestrimin e armëve dhe mjeteve të përfshira në aksident.
Më herët, Greqia është akuzuar nga shoqatat e mbrojtjes së emigrantëve për përdorimin e metodave jo konvencionale për parandalimin e fluksit migrator në brigjet e saj.
Top Channel