Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina në “Shqipëria Live”: Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

04/02/2026 14:24

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e saj me Keijsin.

Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se “ende është shumë e trazuar.”

Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin.

Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin.. një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua.  Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”.

Sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.

Patjetër që jo. Unë nuk do ta bej asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj,  kështu që patjetër tërhiqem”.

Stelina sqaroi edhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur. Në “Shqipëria Live”, Stelina mohoi të ketë parë videon, pasi sipas saj, përgjigjen e kanë kthyer menaxherët e Instagramit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB