Djali i princeshës së Norvegjisë rrëfen në gjyq/ Pranon festat me alkool dhe drogë, por mohon përdhunimet
Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe Roland Reka, filmojnë fshehurazi vajza dhe gra gjatë daljeve natën, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit.
Sipas medias britanike, ata fitojnë para duke i publikuar videot në internet, të cilat marrin me miliarda klikime.
Videot, të përshkruara shpesh si “shëtitje në këmbë” ose “përmbajtje jete nate”, publikohen në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato fokusohen pothuajse tërësisht te gratë e veshura me fustane ose funde, shumë prej të cilave filmohen nga pas ose nga kënde të ulëta.
BBC identifikoi pothuajse 50 gra që ishin filmuar dhe zbuluan se shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
Një vajzë 21-vjeçare, e cila ishte filmuar nga një kënd i ulët duke i zbuluar fundin, tha se ishte prekur thellë pasi kishte parë pamjet e saj të publikuara pa pëlqimin e saj.
“Ishte thjesht një natë normale, nuk kishim fare ide se po na filmonin.”, u shpreh një nga vajzat e filmuara.
Mbi 65 kanale me këtë lloj përmbajtjeje janë identifikuar online, videot e të cilave janë parë mbi tre miliardë herë gjatë tre viteve të fundit.
Videot fokusohen në daljet e natës në qytete të mëdha anembanë botës, përfshirë Londrën, Oslon, Miamin dhe Bangkokun, por një nga vendndodhjet më të njohura është Mançesteri.
TikTok ka hequr katër kanale, ndërsa videot në Facebook dhe Instagram mbeten ende aktive.
Top Channel