I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e automjetit të saj pas aksidentimit, arrestohet 48-vjeçari nga Laçi
04/02/2026 19:07
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, vunë në pranga, në Tiranë, shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç.
Kjo pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Nga kjo, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Më pas, 48-vjeçari, dyshohet se ka thyer me mjet të fortë, xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.
Top Channel