Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës

04/02/2026 12:57

Humbet gjurmët një bari nga fshati Mezhgoran në Tepelenë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Ylli Dine, 65 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjaret e tij 3 ditë më parë, pasi ka humbur çdo kontakt me njerëzit e tij të dashur.

Fill pas denoncimit në polici, kjo e fundit është vënë në kërkim të tij.

Momentalisht po ndërmerret aksion kërkim-shpëtimi në lumin Vjosë, pasi 65-vjeçarit i është gjetur kërraba dhe velenxa anës bregut të Vjosës, çka ka nxitur dhe thelluar dyshimet që mund të jete hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të Vjosës.

Policia e Gjirokastrës është në vendngjarje në kërkim të trupit të 65-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB