E rëndë në Belsh, 65-vjeçarja ndërron jetë pasi e kafshoi qeni i fqinjëve

04/02/2026 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen

Emine Agolli nga fshati Çërragë nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra në këmbë nga kafshimi i qenit të fqinjëve, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Sipas informacionit nga spitali i Lushnjes, qeni e ka kafshuar në arterien femorale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në reanimacion, 65 vjeçarja ka ndërruar jetë nga gjakderdhja, kishte humbur shumë gjak.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB