Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rama: Ata që nuk fituan, mos u ligështoni, edhe ky proces ka problemet e vera

04/02/2026 11:51

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

Në fjalën e tij, Rama i uroi suksese të gjithë atyre që e kishin fituar mundësinë për ta pasur këtë kontratë pune.

“Në radhë të parë i uroj sukses atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë pune dhe për të synuar për të vazhduar në administratën publike. Ndërkohë të tjerëve që nuk e kanë fituar këtë mundësi, i them që mos të ligështohen. Ky është një proces që kalon përmes meritës, por pa dashur të them që çdo gjë në këtë proces shkon fjollë, sepse si në çdo proces, edhe ky ka problemet e veta. Kini parasysh që edhe vlerësimi i meritës, edhe në rastin ku bëhet një vlerësim, janë njerëzit që vlerësojnë, ka edhe anën e vetë subjektive.

Dua t’ju them atyre që nuk e kanë fituar këtë mundësi të mos ndihen të përjashtuar dhe të mos mendojnë që janë më pak të zotë. Thjesht në një moment të caktuar nuk kanë qenë dukshëm më të mirë se të tjerët që ja kanë dalë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB