Formula 1/Ferrari, Hamilton e nis 2026 me një lajm të ri; ndarjen nga menaxheri Hynes
Kur kanë mbetur 3 ditë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, një prej protagonisteve më të shumëpritura, Lindsey Vonn në një konferencë për shtyp konfirmon dëmtimin e rëndë por pa e fshehur optimizmin.
‘Në Crans Montanta e dëmtova krejt ligamentin-tha skiatorja amerikane-do të bëj gjithçka mundem për të qene në portën e startit në Cortina, kam besim se do të mund të zbres në pistë të dielën. Sigurisht nuk është ajo që doja, punova shumë, e di cilat ishin shanset e mia në fillim e cilat janë tani’.
Vonn shpjegoi edhe se kishte një përplasje të kockës përvec dëmtimit në menisk. Por pas 3 ditësh dhe vizitave mjekësore, skiatorja amerikane u kthye të skiojë me një mbrojtëse në gju.
‘E ndjej stabël, e ndjej të fortë-tha Vonn duke shtuar se ka besim se do të mund të garojë.
Lindsey Vonn u rrëzua gjatë garimit në zbritjen e lirë në Crans Montana në Zvicër ditën e premte duke përfunduar te rrjetat e sigurisë së pistës për t’u transportuar me helikopter në spital për kurat mjekësore. Skiatorja 41 vjeçare është një prej yjeve më të mëdhenj të Lojërave Olimpike Dimërore që do të nisin të premten në 6 shkurt me Ceremoninë e Hapjes. Gara e parë e saj është të dielën në 8 shkurt në zbritjen e lirë. Vonn kishte në program të garonte edhe në Super G dhe garën e kombinuar me skuadra. Stërvitja e parë në zbritjen e lirë për femra është parashikuar për të enjten
Top Channel