E mbani mend Edgar Çanin? Në ditën e fundit të merkatos gjen skuadrën e re në futbollin italian
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri sërish thirrje opozitës të vendosin deri sot në mbrëmje, nëse do të marrin apo jo pjesë në komisionin për Reformën Territoriale.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se opozita ka ndryshuar qëndrim brenda një dite, duke lënë të paqartë nëse është tërhequr apo jo nga bojkoti i komisionit.
Balla: Çfarë thoni në darkë, nuk e thoni në mëngjes. Doli ky zotëria, pyeta ChatGPT-n ta kuptoja, se ishte e vështirë ta kuptoja. Ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit, këtë ma shpjeguan edhe miq që ndihmojnë në komunikim. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje, çoheni dy veta. Ka një rregull organizativ, që çohet njëri. Në rast se na thoni: “Shiko, ne do të vijmë”, jo po historia me kryetar e bashkëkryetar. Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, ju ka lënë Luli pas shkolle. Ne po ju themi: nëse ju vini, nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Na thoni deri në darkë, se keni mendime të tjera. Edhe kismet vendosim deri atëherë.
Boçi: Qartazi ke nevojë të sqarohesh, nuk ka pasur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo kjo prezencën tonë. Nuk ka pasur konsultim për mbledhjen e komisionit. Nuk keni të drejtë të ndërroni këto komisione në mes të rrugës për qejfin tuaj. Vëni mend në kokë, mos bëni ultimatume në konferencë dhe seancë, ne jemi parti që vendimet i marrim vetëm. Jemi autonom. Ne ecim në bazë të rregullores dhe kushtetutës.
Top Channel