Qëndrimi i ftohtë ndaj Mateos, a ka Brikena një lidhje jashtë?
03/02/2026 22:57
Pas surprizës që Mateo i bëri spektaklin e kaluar Brikenës, dhe reagimit të kësaj të fundit tepër ftohtë, banorët kanë hedhur dyshime se ndoshta banorja ka një lidhje jashtë.
Ky dyshim u hodh poshtë nga Brikena e cila tha se nuk ka dikë jashtë dhe se nëse do ta kishte, ai do të ishte shfaqur.
Ndërkohë Mateo tha se reagimi i saj është normal dhe për këtë arsye ka kërkuar që të njihen dhe i ka dhënë kohën e saj.
Brikena tha se pëlqim për Mateon nuk ka, por ka vendosur që t’i japë mundësi për ta njohur më mirë.
Top Channel