Tragjedi në ishullin grek,/ 14 të vdekur nga përplasja e anijes të rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve, pati edhe të shtëna Socialistët kanë vendosur t’i japin një tjetër shans opozitës për reformën territoriale, duke tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale.
Rreth orës 21.00 në seancën e së martës ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se mazhoranca ka vendosur heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale’, tha Balla.
Reagoi menjëherë PD nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, i cili kërkoi që mazhoranca të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale.
“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës! Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë”, u shpreh Boçi, duke theksuar se opozita e konsideron këtë proces të njëanshëm.
Në fund të seancës maratonë u miratuan të gjitha projektligjet e tjera që ishin në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa u rrëzua kërkesa e opozitës për të ngritur komision hetimor për programin IPARD.
Top Channel