Të huajt zbulojnë Vlorën, rriten kërkesat për punë e qëndrim. Shumica janë nga Italia, Ukraina dhe India Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më parë në Lezhë, ku u plagos gabimisht Sokol Daci.
Në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka treguar se si ka nisur konflikti mes dy familjeve të njohura në Lezhë, ndërsa tha se ngjarja mund të ishte parandaluar.
“Të dyja familjet janë me ndikim shoqëror, politik, ekonomik. Të dyja familjet kanë hotele në zonën e plazhit. Kanë pasur beteja politike. Nikulajt formuan vetë një forcë politike, u përfshinë në aleanca të tjera. Ndokajt janë një familje e fuqishme, kreu i këshillit bashkiak ka qenë vëllai i madh, që nuk jeton më. Vëllai tjetër u bë deputet.
Pra kemi të bëjmë me dy familje të fuqishme në zonë. Me atentatin që iu bë Ardian Nikulajt, humbën njeriun në krye. Nëse do të ishte gjallë, kjo situatë nuk do të kishte ndodhur, sepse do të kishte kërkuar ta fliste me palën tjetër. Të dyja palët kanë armiq realë të tjerë. Ndokajt kanë kundërshtarë, kanë dhe shtetin. Nuk do donin drejtuesit t’i shtonin vetes një konflikt që nuk i dihet fundi.
Ai polici… nuk i di motivet, por reagimi i tij ka shmangur pasojat. Roli nuk është zbardhja e ngjarjes, roli do të ishte parandalimi, pra hetimi i ngjarjes së parë në mënyrë shteruese. Kjo ngjarje e dytë, me mosarrestimin e personave të tjerë, të paralajmëron që do të ketë një ngjarje të tretë. Kjo do të kishte pasoja të jashtëzakonshme. A e mendon njeri se çfarë mund të ndodhë nëse ata përplasen në qendër të Lezhës?” – u shpreh Hoxha.
Top Channel