Të premten e 6 shkurtit Italia përgatitet të mahnisë botën me një event që premton të rishkruajë rregullat e festave olimpike. Në orën 20:00 të kësaj dite dritat e Meazzas që me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore, do të quhet Milano San Siro Olympic Stadium, do të ndizen për t’i dhënë startin këtij kompeticioni me Ceremoninë e Hapjes që është konceptuar ndryshe nga parada klasike brenda një arene.

Ideja është një tregim koral që anulon distancat gjeografike duke i lejuar cdo sportisti kudo që të jetë të ndihet protagonist absolut i momentit

Simboli më i fuqishëm i kësaj lidhjeje do të jetë ndezja e zjarreve të shenjtë që do të digjen njëkohësisht në Milano dhe mes Dolomiteve. Do të jenë dy mbajtëse gjigante të flakës olimpike që peshojnë sa një kamion dhe që do të mbulohen me mijëra drita.Ata do të jenë struktura gjysmë të lëvizshme që hapen e mbyllen si një frymëmarrje. Dezajni ësjhtë një homazh për gjenialitetin pa kohë të Leonardo Da Vincit duke rikthyer motivet e gërshetuara që maestro përdortë për të treguar ekuilibrin mes njeriut dhe ambientit. Është një vepër inxhinierike që sheh drejt së ardhmes pa harruar rrënjët artistike të vendit, e ndërtuar për të qenë spektakolare por e një impakt ambiental në nivelet minimale.

Kush do të këndojë në Ceremoninë e Hapjes? Do të jenë një sërë yjesh që do t’i japin zë dhe shpirt kësaj mbërmjeje që ndërthur anën spektakolare të Hollyëood me muzikën italiane. Surpriza e vërtetë do të jetë prania e disa ikonave të muzikës pop si Mariah Carey që do të ndajë skenën me emrat më të mëdhenj të muzikës italiane; nga Andrea Bocelli te Laura Pausini duke kaluar te ritmet kontemporane të Ghali. Nga një performancë te tjetra, rrëfimi i identitetit italian do t’iu besohet aktorëve të njohur si Pierfrancesco Favino dhe Sabrina Impacciatore, që janë gati të shndërrojnë stadiumin në një teatër monumental. Do të jetë një ndërthurje e muzikës klasike, rap dhe prozës, gjithça e orkestruar rreth temës së harmonisë e parë si aftësi për të sjellë komunikimin mes dy botëve në dukje krejtësisht të kundërta si çimento e qytetit dhe akulli i maleve.

Puna pas Ceremonisë. Pas këtyre 90 minutave magjike fshihet një punë momunmentale e zgjatur prej muajsh dhe që ka përfshirë mijëra persona. Përvec kastit kryesor, një armatë e vërtetë profesionistësh si grimierë, rrobaqepës e teknikë iu kanë dhënë jetë mijëra veshjeve dhe skenografive imponuese që kanë kërkuar qindra ore provash të koordinuara mes operativëve të ndryshëm. Nuk është vetëm një shoë televiziv, por rezultati i një përpjekjeje të madhe produktive që synon të tregojë një Itali të aftë të të krijimit të sistemit dhe të inovacionit. Kur flaka olimpike të nisë të ndriçoje, nuk do të jetë vetëm nisja e garave, por festimet e një vendi të tërë që diti të transformojë një event sportiv në një manifestim të bukurisë dhe bashkëpunimit global.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB