Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe
Pas frikës mbeten mendimet dhe një tension që nuk largohet dhe të mbetet në shpatulla. Emil audero iu rikthye episodit të hedhjes së lëndës plasëse në Cremonese-Inter dhe e bën në një intervistë për ‘Gazzetta Dello Sport’ dhe ‘Corriere’
‘Në radhë të parë jam mjaft mirë-thotë portieri i Cremonese-të paktën psikologjikisht sepse duke menduar edhe njëherë atë që ndodhi, e kuptoj se pasojat mund të ishin më të rënda. Por gjithçka është e vështirë për t’u kapërdirë. Në fund të ndeshjes, me të rënë adrenalina, qafa u tendos. Tani është akoma më keq sepse më dhemb veshi e madje edhe shpina është tendosur. Në ditët e ardhshme do të bëjë ekzaminime për të kuptuar nëse ka ndonjë problem, por…le të themi se mund të shkonte më keq’
Rrëfimi i atyre momenteve është një ndërthurje mes frikës dhe të pabesueshmes
‘Kishte tymosëse dhe kapsolla që në fazën e nxemjes, por janë gjëra që ndodhin dhe nuk i dhashë shumë peshë-vijon Audero-dukej sikur gjithçka ishte nën kontroll, bëra pak hapa dhe më pas ajo goditje e tmerrshme.Sikur të më kishin goditur me çekan në vesh, mezi dëgjoja. Në këmbën e djathte kisha një prerje, çorapja ishte grisur dhe ndjeva një djegie të fortë. Po të mos isha spostuar mund të përfundonte vërtet keq
Por portieri i Cremoneses vendosi që të qëndrojë në fushë
‘E kupton situatën dhe nuk dëshiron që të mbyllet në atë mënyrë-shtoi Audero-brenda meje nuk e ndjeja dëshirën për të braktisur ndeshjen. Nuk më pëlqente ideja e braktisjes së ndeshjes për një episod të tillë. E dija që mund t’ia dilja mbanë. Edhe pse më pas ndodhi diçka…Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë. Në pjesën e dytë pata një ndjesi boshllëku, plaga në gju më dhimbte, por problemi ishte brenda meje. Një ndjesi zhgënjimi dhe pak dëshirë për të luajtur. Isha në fushë, po bëja punën time që e dua shumë, por ndërkohë mendimet e mia shkonin te vendi i ngjarjes. Mendova: Pse jam në fushë? Pse po luaj? Mendimet ecnin me shpejtësi të madhe, ishte një ndjesi shumë e shëmtuar’.
Por çfarë do t’i thoshte Audero tifozit që i hodhi kapsollën?
‘Do të doja ta pyesja: Pse? Cili ishte qëllimi yt; të mbështesje skuadrën apo të bëje rrëmujë? Pse vendose të lëndosh të tjerët dhe veten tënde? Më shpjego kuptimin e të gjithë kësaj..-vijoi Audero
Marotta i thurri elozhe fair play të portierit dhe Bastoni nënvizoi se në një botë plot dhunë, futbolli duhet të japë të tjera mesazhe
‘Kam një raport shumë të mirë me klubin dhe futbollistët e Interit-tha Audero-të gjithë duke nisur nga presidenti erdhën e u interesuan për gjendjen time. Ishin të shqetësuar. Bastoni ka të drejtë, futbolli duhet të transmetojë vlera dhe ka një forcë shumë të madhe në këtë aspekt. Futbolli është argëtim, aftësi, kualitet, impenjim dhe pasion. Janë principet që duam dhe duhet të transmetojmë. Ja sepse ajo që ndodhi nuk është te pranueshme, sidomos në një moment delikat si ky. Për botën, shoqërinë ku jetojmë. Kush bën gjëra të tilla është e drejtë që të marrë ndëshkim. Të ashpër’.
Top Channel