Keijsi surprizon Inën, mes dhjetëra motorësh e me një buqetë të madhe me trëndafila, ish-banori: Lulet i ka nga mami dhe vëllai i saj
03/02/2026 23:58
Keijsi ka surprizuar këtë mbrëmje Inën.
Në ambientet e jashtme pranë shtëpisë, mes dhjetëra motorësh dhe zhurmës së xhirimeve, ai qëndronte në mes me një buqetë me trëndafila, duke i shprehur dashurinë.
Trëndafilat, tha ai, janë dhuratë nga mami dhe vëllai i saj, të cilët i shprehin mbështetjen.
Ina ka shkuar pranë tij dhe kanë shkëmbyer një puthje pasionante.
“Nëse del jashtë jam i lumtur se do rri me të, ndërsa nëse qëndron i them që ata që e kanë ngacmuar, t’i shkelë me këmbë të gjithë”, tha Keijsi.
Top Channel