“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan
Gjatë bombardimeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit vitin e kaluar, rrjeti i aleatëve të armatosur të Teheranit, i njohur si “boshti i rezistencës”, qëndroi kryesisht jashtë konfliktit.
Por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të ndryshojë nëse presidenti amerikan Donald Trump autorizon një sulm të ri ushtarak kundër Iranit.
Ndryshe nga përplasja e shkurtër e qershorit 2025, një konflikt i ri me SHBA-në shihet nga Teherani si kërcënim ekzistencial, çka do ta shtynte Iranin të përdorë të gjitha kapacitetet e tij ushtarake dhe rrjetin rajonal të aleatëve. Ky rrjet përfshin Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë proiraniane në Irak, të cilat prej dekadash kanë qenë shtyllë e strategjisë frenuese të Iranit.
Megjithëse boshti i rezistencës është dobësuar ndjeshëm, veçanërisht Hezbollahu pas luftës njëvjeçare me Izraelin, ai mbetet një burim i rëndësishëm force shtesë në rast përshkallëzimi. Sinjale të përgatitjeve për luftë janë vëne re tashmë në Liban, Irak dhe Jemen. Milicitë proiraniane në Irak kanë nisur rekrutimet, ndërsa Huthit po kërcënojnë t`i japin fund armëpushimit me SHBA-në.
Ekspertët theksojnë se, nëse regjimi iranian ndjen se po rrezikohet seriozisht, ai do të lëvizë cdo gur të mundshëm për të mbrojtur veten, dhe boshti i rezistencës mund të aktivizohet plotësisht për të mbështetur Teheranin.
Top Channel