‘Milano-Cortina 2026’, të ftuarit, orari dhe programi i Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
Në mesnatën mes 8 dhe 9 shkurtit me orën evropiane, do të zhvillohet edicioni i 60 i finales së Super Bowl në NFL, ngjarja më e madhe dhe më e ndjekur sportive në SHBA. Këtë vit Trofeu Vince Lombardi do të diskutohet nga Seattle Seahawks dhe New England Patriots në një përsëritje të finales së 2015.
Çfarë është Super Bowl? Super Bowl përbën kulmin e sezonit në futbollin amerikan, një sfidë unike që në muajin shkurt të çdo viti dorëzon titullin e NFL mes 2 skuadrave më të mira të Konferencës së Lindjes dhe Perëndimit. Është sfida që përmbyll një rrugëtim të gjatë që nis me sezonin e rregullt dhe që me kalimin e viteve është shndërruar në një festë të vërtetë kombëtare jo zyrtare në SHBA. Në këtë ditë e gjithë Amerika ndalet totalisht teksa të gjithë mblidhen në shtëpi dhe lokale pët të ndjekur një ndeshje që është një sinonim i atletizimit të jashtëzakonshëm dhe patriotizmit të madh.
Gjithsesi të thuash që Super Bowl është thjesht një ndeshje është e gabuar sepse ky event është një shtyll e kulturës pop globale. Kjo për faktin se finalja e Super Bowl është shumë tërheqëse edhe për spektaklin ikonik të pushimit mes pjesëve; Halftime Show. Bëhet fjalë për një koncert që pret yjet më të shndritshme të muzikës botërore, ndërkohë që këtu nuk duhen harruar as spotet publicitare që krijohen posacërisht me rastin e kësaj finaleje të madhe. Mes argëtimit luksoz, ceremonive solemne dhe një impakti mediatik të paprecedentë, finalja e NFL arrin të shkrijë shpirtin agonistik me biznesin e spektaklit duke u bërë çdo vit transmetimi televiziv më i ndjekur dhe më i përfolur në botë.
Përse Super Bowl përdor shifra romake? Pavarësisht se 4 finalet e para NFL-AFL janë në historikun e kësaj finaleje, emri Super Bowl u bë zyrtar vetëm në vitin 1971, në edicionin e pestë i fituar nga Baltimore Colts. Zgjedhja për të identifikuar çdo edicion me shifra romake nuk është thjesht për estetikë, por një zgjidhje praktike për të evituar konfuzionin; duke qenë se finalja luhet në vitin kalendarik pasardhës në krahasim me fillimin e sezonit, numërizimi klasik do të tregonte çdo edicion në mënyrë unike pa iu referuar vitit. Kështu Super Bowl 2026 është Super Boël LX.
Ku luhet Super Bowl 2026? Super Boël 2026 do të luhet në Levi’s Stadium në Santa Clara të Kalifornisë
Kush do të performojë në Halftime Show? Green Day do të interpretojnë në spektaklin e hapjes me bandën punk rock që do të propozojë një kolazh të hiteve më të mira të saj, ndërsa në pushimin e ndeshjes do t’i takojë këngëtarit portorikan Bad Bunny që të japë spektaklin e tij
Kush do të këndojë himnin e SHBA në Super Bowl? Himni kombëtar amerikan do të interpretohet nga Charlie Puth. Brandi Carlie do të performojë në ‘America The Beautiful’.
Top Channel