Formula 1/ Prezantohet Williams FW48; frymëzim nga e kaluara me vështrim drejt së ardhmes
‘Duke parë informacionet që kemo marrë na vjen keq, lajmi na ka lënë një shije të hidhur sepse ndoshta diçka nuk ka funksionuar, ndoshta edhe për një çështje sipërfaqësore’-kështu është shprehur mjekja Maria Rosaria Squeo, përgjegjësja olimpike në Institutin mjekësor dhe të shkencës në sport në Komitetin Olimpik Italian gjatë një takimi me gazetarët në Fshatin Olimpik të Milanos teksa iu kërkua një koment për pozitivitetin e skiatores se biatlonit, Rebbeca Passler
‘Lexuam që substanca është antitumoral, diçka për të cilën nuk shpreheme sepse nuk kemi informacione-shtoi mjekja-duket se ka të bëjë me një periudhë përpara kompeticionit, testi është bërë në 26 janar, pra jashtë periudhës olimpike’
Squeo më pas saktësoi në deklaratën e saj.
‘Ne si CONI kemi një vizitë mjekësore të kryer në qershor ku ka një deklaratë negativiteti në lidhje me përdorimin e substancave të caktuara, kemi një histori klinike që nuk na çon në asnjë mënyrë te patologjitë onkologjike-shtoi Squeo-Nuk e kishim marrë ende kartën e deklararës së medikamenteve që cdo sportist që vjen në fshatin Olimpik duhet të na dorëzojë, kështu që ne shpresojmë që kjo që ndodhi të qartësohet menjëherë sepse na vjen keq që një sportistja jonë të mos marrë pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm’.
Për këtë çështje foli edhe vetë presidenti i CONI, Giovani Malagò.
‘Fola këtë mëngjes me përgjegjësin e përgatitjes olimpike, jam në pritje për të kuptuar nëse do të ketë analizë B, duket vërtet se është diçka sipërfaqësore-tha Malagò-në këto raste po tregojmë se jemi në vendi i shkëlqyer, ku qendra antidoping që sapo e përuruam në Romë funksionon. Por nëse ata janë gabuar, në aspektin njerëzor, do të jem shumë i kënaqur. Në rast të kundërt po i tregojmë botës se funksionojmë’
Ndërkaq, në pritje të elementëve të tjerë, Prokuroria e Bolzanos ka hapur një dosje në regjistrim e dokumentave jo penale dhe sportistja rezulton se nuk është nën hetim.
Top Channel