Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ… Deputetët demokratë dhe socialistë kanë shkëmbyer batuta gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.
Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi tha se në burg disa hanë karkaleca e disa të tjerë bukë të mykur.
Kaq ka mjaftuar që deputetja socialiste, Çaushi, ta ftojë të shkojnë të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve.
Batutat:
Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.
Zegjine Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.
Çaushi: Pse?
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.
Manja: E ke pyetje apo diskutim.
Korreshi: E kam pyetje- diskutim, I jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.
Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.
Korreshi: Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.
Top Channel