Sali Berisha ka mbërritur këtë të hënë në SPAK për masën “detyrim paraqitje”.

Para se t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka takuar simpatizantët që e prisnin teksa zbriti nga makina.

Deklaratat rreth politikës, gjyqësorit dhe SPAK, Berisha i dha menjëherë mbasi mbylli ngarkesën që i ka lënë gjykata për tu paraqitur dy herë në muaj.

Qëndrimi i ish-kryeministrit mbi përmbysjen e piramidës së pagave, vjen në kohën kur kryeministri Rama kritikoi gjyqësorin që ka hapur padi në gjykatën kushtetuese.

“Piramida ka një shkallare me disa shkallë. Vërtetë ajo është kompetencë ekskluzive, por vërtetë ekzekutivi është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në përputhje me parimet, frymën dhe gërmën e ligjit. Edi Rama ka shkelmuar me dy këmbët e tij ligjin. I ka vu mercenarit të SKAPI-t rrogën 7 mijë euro. Një delinkuenti, se kjo tribunë këtu do të vazhdojë, vetëm kini durim. Një delinkuenti i ka vënë rrugën 7 mijë euro. Atëherë çdo gjykatës i lartë, çdo gjykatës Kushtetues, Prokurori e Përgjithshme kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar nga qeveria në vendimin e saj”-tha ndër të tjera Berisha.

Top Channel