“Nuk bëj ultimatum, por PD të reflektojë”/ Balla për bojkotin e demokratëve në komisione: Nëse nuk vijnë, do detyrohemi…

02/02/2026 11:25

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i kërkoi sot opozitës reflektim për pjesëmarrjen në komisione.

Taulant Balla: “Nuk bëj ultimatum, por i kam kërkuar Partisë Demokratike të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim, Shqipëria është e detyruar të ndërmarrë një reformë të thellë zgjedhore. Lexoni të gjitha raportet. Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet e ODIHR. Dialogu është një parakusht i vetë pjesëmarrjes. Cilin të përfshijmë kur ata nuk vijnë?

Mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale është parashikuar sot në orën 13:00, ku është edhe afati i fundit i opozitës për të marrë pjesë.

Balla paralajmëroi se mekanizmi zhbllokues do të aplikohet edhe në komisionin tjetër të reformës zgjedhore.

Top Channel