Amerikanët konfirmojnë rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet Prodhuesit gjermanë të automjeteve po shohin tek India një mundësi të artë eksporti.
Për vendin me mbi 1,45 miliardë banorë, automjetet gjermane janë edhe një simbol statusi, e kjo ka qenë një arsye më shumë që në Gjermani të pritet me padurim një marrëveshje tregtare me Indinë dhe tarifa dukshëm më të ulëta.
Vendi më i populluar i botës po shndërrohet gjithmonë e më shumë e më shumë në një treg kyç për industrinë globale të automobilave. Me një rritje ekonomike vjetore prej gjashtë deri në shtatë për qind dhe një klasë të mesme në zgjerim, India ofron mundësi të reja edhe për prodhuesit gjermanë.
Marrëveshja e re e tregtisë së lirë mes saj dhe Bashkimit Europian parashikon ulje të ndjeshme të tarifave doganore për automjetet e importuara. Ato pritet të bien nga deri në 110 për qind në 40 për qind dhe më pas në 10 për qind, për një kuotë prej 250 mijë automjetesh në vit. Ndërkohë, taksat për pjesët e automjeteve do të hiqen gradualisht.
Ekspertët thonë se kjo hap perspektiva të reja për industrinë gjermane, veçanërisht për SUV-të dhe automjetet më të fuqishme, të përshtatshme për kushtet rrugore në Indi. Megjithatë, paralajmërohet se marrëveshja është një “shpatë me dy tehe”, pasi disa prodhues gjermanë tashmë kanë fabrika në Indi dhe duhet të vlerësojnë nëse eksportet nga Evropa janë të leverdishme.
Pavarësisht konkurrencës së fortë nga prodhuesit vendas, ata japonezë dhe koreano-jugorë, ekspertët mbeten sidoqoftë optimistë se prodhuesit gjermanë kanë ende hapësirë për t’u ripozicionuar në tregun indian, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në shkallë globale.
Top Channel