Xabi Alonso e Cesc Fabregas, kandidatë për ‘ të trashëguar’ Manchester City nga Pep Guardiola
Sheffield United është në bisedime për të rikthyer Kalvin Phillips në Yorkshire.
Klubi i Championship, aktualisht në vendin e 17-të në tabelë, po diskuton një marrëveshje huazimi për mesfushorin e Manchester City, i cili ka pasur një periudhë të vështirë te kampionët e Premier League.
Sipas raporteve, huazimi nuk do të ketë mundësi ose detyrim për ta blerë lojtarin në fund të sezonit. Manchester City pritet të mbulojë pjesën më të madhe të pagës prej 150,000 paund në javë të Phillips, duke e shikuar këtë huazim si mundësinë për të rikthyer mesfushorin në formë dhe t’i japë mundësi të luajë rregullisht.
Phillips, i cili ka 31 ndeshje me Anglinë, ka pasur një rol të kufizuar te Manchester City që nga transferimi i tij nga Leeds United në 2022 për një shumë prej 42 milionë paund, duke arritur në 45 milionë paund me shtesa. Ai ka luajtur vetëm një herë këtë sezon për Pep Guardiolën, një paraqitje shtatë minutëshe në Kupën e Ligës kundër Huddersfield.
Pas një periudhe të vështirë për shkak të problemeve me fitnesin dhe komenteve të ashpra nga Guardiola për peshën e tij pas Kupës së Botës 2022, Phillips kaloi në huazim te West Ham në janar 2024 dhe më pas te Ipswich në verën e vitit 2024. Ai luajti 22 ndeshje me Ipswich dhe shënoi një gol në FA Cup, por ende nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin e parë të City.
Megjithatë, Sheffield United nuk është klubi i vetëm i interesuar për mesfushorin, pasi disa klube evropiane kanë shprehur gjithashtu interes për të.
Për Sheffield United, huazimi i Phillips mund të jetë një mundësi e rëndësishme për të përforcuar mesfushën dhe për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria, duke qenë vetëm shtatë pikë mbi zonën e rënies.
Top Channel