Vijon të ketë probleme edhe sot qarkullimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë fshatit Dragostunjë.

Qarkullimi bëhet vetëm një korsi e gjysmë, pasi një gur i madh ende nuk është zhvendosur.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se në rrugën që mbeti e bllokuar për 8 orë ditën e djeshme, mund të shkëmbehen dy mjete të vogla, por jo ato të tonazhit të rëndë.

Autoritetet kërkojnë që shoferët e automjeteve të lëvizin me kujdes.

Ditën e djeshme, ekipet punuan me orë të tëra për të shembur totalisht faqen e malit në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve.

Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar,  policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.

Bllokimi i rrugës përkoi me ditën e diel ku qindra pushues po ktheheshin nga juglindja.

Top Channel