Torino i jep fund serisë negative të rezultateve, mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

01/02/2026 14:52

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të tensionuar dhe jo shumë spektakolare.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 29-të, pikërisht në momentin më të mirë të Lecce-s. Che Adams përfitoi nga një asist perfekt i Vlasic dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të ulët nga afër, duke mposhtur Falcone-n.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ishte titullar për Lecce dhe zhvilloi një paraqitje solide, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 89-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Vlasic u shfaq sërish protagonist me një asist për Zapatën, por Falcone reagoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj goditjes së sulmuesit kolumbian. Pavarësisht kontrollit të topit nga ana e Torinos, rastet e pastra mbetën të pakta, ndërsa Lecce u tregua edhe më pak kërcënuese.

Me këtë fitore, Torino ngjitet në kuotën e 26 pikëve në renditje, duke i dhënë fund serisë negative, ndërsa Lecce mbetet në 18 pikë dhe humbet një shans të mirë për t’u shkëputur nga zona e rrezikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB