“Nuk jetoj në SHBA, a ka ndonjë problem?”/ Email-i i vajzës nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale
Një nga emrat më të ndritur të teatrit shqiptar, Kujtim Spahivogli, përjetoi lavdinë e skenës dhe më pas goditjen e rëndë të regjimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Mitro Çela sjell dramën njerëzore dhe artistike të regjisorit që u dënua, u internua dhe u shua në vetmi.
Postimi i plotë:
“K***** E KOMBINATIT”
– KUJTIM SPAHIVOGLI –
Një ditë u ulëm për kafe me Koçon.
-Mbrëmë, lexova një intervistë të Vllosava Mustës, gruas së Kujtim
Spahivoglit.
Tragjedi.
U dashurua me Kujtimin studente.
Tre vjet martesë.
Bënë edhe një vajzë.
Erdhi divorci.
Kujtimin e dërguan në ndërmarrjen e
bonifikimit në Fier.
Për vajzën bënë sakrificën e madhe, u ndanë.
Morali i kohës.
Në gjyq u vendos që vajza të rrinte me mamanë. Babai ta shihte vajzën një herë në dy muaj…
-Ke dëgjuar për Kujtim Spahivoglin?
-Sigurisht. Legjendë si aktor. Më i njohur si regjizor.
Kishte studjuar në Moskë. Solli në Tiranë idetë e regjizorit rus
Stanisllafski.
Ndërkohë Mihallaq Luarasi kishte studiuar në Budapest.
Solli në Teatrin Kombëtar idetë e Brehtit.
Dy shkolla të ndryshme.
Dy rryma që u “hëngrën” kokat të dyve.
Mihallaqi 8 vjet burg.
Spahivoligli punëtor në bonifikim.
Pastaj në kooperativën bujqësore të Bërzhitës.
-Bukur! -tha Koçoja. -Unë kam pasur fat të bashkëpunoj me Kujtim Spahivoglin.
Punoja në Shtëpinë e Kulturë në Kombinat.
Kujtimi solli një komedi. “Ku**at e Kombinatit”.
Imitim nga një komedi e njohur e Aristofanit, 400 vjet para erës së re.
Kryevepër për mua. Por pa u vënë në skenë u sulmua.
U dënua.
U pushkatua.
Tha sekretari i partisë: “Kur*a janë vajzat tona tekstileste? Kush është ky Kujti Spahivogli që nuk ka respek për çupat tona?”
Drejtori e pëlqeu komedinë. Më
thotë një ditë:
“Ta quajmë komedinë: “Çupat e Kombinatit” dhe e shesim, siç thotë populli sapunin për djathë!”
Nuk pranova. Po i hoqëm kokën, nuk ka kuptim komedija.
Dhe komedija mbeti në sirtar. Pas 50 vjetëve, regjizori Spiro Duni e vuri në skenë me titull “Pushti i grave”.
-Për Kujtimin aktor shkoja në teatër. Disa herë kam parë “Hamletin”.
Ne, kemi pasur disa Hamletë:
Naim Frashëri, Prokop Mima, bile edhe një femër, Luiza Xhuvani.
Mos u habit Mitro. Kur jetonte Shekspiri, rolet e femrave i luanin meshkujt?!
Por Hamleti i Kujtim Spahivoglit nuk përsëritet.
Shkoja në teatër për të parë Kujtimin.
Si regjizor. “Shtëpia në bulevard” e Fadil Paçramit. “Banja” e Majakofskit -ishin majat e regjizurës.
Art.
Shkollë.
Novacion.
Mbyllej sipari, unë hapja bllokun e shënimeve.
-Kujtim Spahivogli arriti majat e lavdisë. Fitoi çmime, dekorata.
Hapi “Teatrin e tërinjve” në Institutin e Arteve…
Por brenda një nate çdo gjë u shëmb.
Enver Hoxha e kritikoi me emër.
Desident.
Armik.
Dhe erdhi Fermani:
Kujtim Spahivogli nuk ka vend në teatër dhe në Akademi.
Të shkojë puntor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.
-Ironi e fatit. Kam lexuar edhe unë një intervistë të Vllasov Mustës.
-Kujtimi para se të shkonte në Fier, ndenji disa kohë në Tiranë.
Një ditë gruaja i kërkoi takim Enver Hoxhës.
E priti sekretari. E pyeti:
-Pse ke ardhur?
-Për Kujtimin. Mendoj se dënimi nuk është i drejtë.
-Dëgjo! Ti nuk e njeh se kush është Kujtim Spahivogli. Partia e ka gjurmuar. Është armik i partisë, i popullit.
Sot në internim. Nesër në burg -atje ku e ka vendin!
-Koço! Të është dhënë rasti ta takosh Kujtimin në Fier?
-Me lepurin në bark e kam takuar. Rasti e binte të vija ndonjë skeç në estradën e Fierit.
Një natë e takova Kujtimin…
Bëmë një shëtitje në errësirë.
E pyeta për skenografinë. Më tregoi një histori që nuk e harroj kurrë:
-Stanisllafski ka thënë: Në qoftë se në skenë var një pushkë, që nuk përdoret, nuk ka pse të jetë në skenë…
Kur u ndamë më tha: -“Mos më kërko tjetër herë?! Është
me rrezik për ty dhe për mua. Operativi i sigurimit më ndjek si hije.
Kam frikë. Gjyqi më ka dhënë të drejtën të takoj vajzën, Anin, një herë në dy muaj. Vllpsavs ma bie çdo të diel.
Mund të më burgosin si Fadil Paçramin dhe Mihallaq Luarasin.
Partia më ndau nga gruaja.
Burgu do më ndajë nga vajza!
Po më ndanë nga Ani, do vras veten?!
-Në vitin 1980 Kujtimi erdhi në Tiranë. Jetonte vetëm. I kam shkuar disa herë në shtëpi me Ferdinat Radën.
Një ditë e gjetëm shtëpinë të rrafshuar. Do bëhej pallat.
Kujtimi mbeti pa shtëpi, pa katandi, pa familje, endacak.
Pas disa kohësh e degdisën në Bërzhitë.
Në fillim punoi me shat. Pastaj e bënë përgjegjës të shtëpisë së kulturës.
Ndërkohë nisa punë në RTSH. Drejtor ishte Marash Hajati.
Liberal. Mik i Kujtim Spahivoglit dhe Fadil Paçramit.
Me lejen e Marashit, nisa të çoj në Bërzhitë dekore, prozhektorë, llampa, mikrofonë, karrike.
Kam shkruar edhe disa skeçe për Bërzhitën.
Kujtimi ishte i sëmurë.
Tretej.
Vyshkej
I verdhë si gjethe në vjeshtë.
Vdiq në vitin 1987.
Ishte 55 vjeç…
Top Channel