Exclusive/ “Nuk e dija që prostitucioni ndalohej me ligj”, rrëfimi i punonjëses së seksit: Më përdornin 6-7 burra në ditë dhe s’kisha askënd të më mbronte Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë.
Për disa barna me përdorim të gjerë, siç janë antibiotikët apo medikamentet për diabetikët dhe që janë në listën e barnave të rimbursueshme, çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme, disa fish krahasuar me çmimin me të cilin janë shitur gjatë vitit 2025.
Ndonëse për këto barna rritja e çmimit të tyre nuk impakton direkt qytetarin që shkon në farmaci për t’i marrë ilaçet, pasi ofrohen falas nga shteti ose pjesërisht falas, nga ana tjetër këto para merren nga xhepat e qytetarëve, duke favorizuar kompanitë farmaceutike që i sjellin ato në tregun shqiptar.
Për shumë barna, çmimet e reja janë publikuar në mënyrë të menjëhershme dhe pa transparencë, duke krijuar kaos në tregun farmaceutik. Sot farmacistët gjenden të painformuar dhe para një vendimi që, sipas tyre, u kërkohet të bëjnë evazion fiskal me shitjen e barnave më lirë sesa i kanë blerë.
Komisioni i Vlerësimit të Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, për disa barna që janë në listën e rimbursimit, ka ulur çmimin e tyre, dhe ajo që po ndodh në të vërtetë është se farmacitë e blejnë atë më shtrenjtë nga distributori dhe, sipas listës së publikuar, duhet ta shesin më lirë, duke dalë me humbje në fitimet e tyre.
Duke mos ia publikuar emrin, një bar i cili përdoret për probleme kardiake blihet nga distributori nga farmacitë në vlerën 63.9 lekë, dhe farmacisë me çmimet e reja i rimbursohet vetëm 19.05 lekë sipas listës së barnave që është publikuar vetëm para dy ditëve.
Top Channel kontaktoi disa farmacia, të cilët u shprehën se pacientët prej dy ditësh nuk po marrin shërbim për këto barna me rimbursim, pasi nuk mund të shesin disa herë më lirë një bar të cilin e kanë blerë më shtrenjtë.
Në fund, ai që e paguan, si me financa, por edhe me shëndetin, është pacienti që ka mbetur pa shërbim. Top Channel i kërkoi informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këto ndryshime, por deri më tani nuk ka asnjë reagim.
Top Channel