Juventusi siguron Ylidizin e ri, bardhezinjtë trasnferojnë një tjetër talent të Bayern Munchen

01/02/2026 14:04

Juventusi ka mbyllur një tjetër operacion premtues për të ardhmen, duke siguruar shërbimet e Adin Licinës, talentit të ri gjermano-malazez të lindur në vitin 2007.

Ashtu si Kenan Yildiz, edhe Licina përfaqësohet nga e njëjta agjenci (Leaderbrock) dhe ka mbërritur në Torino nga Bayern Munich.

Mesfushori sulmues, i rritur në akademinë e klubit bavarez, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare e gjysmë me “Zonjën e Vjetër”. Ai do ta nisë aventurën e tij me Juventus Next Gen në Serie C, me objektivin për të fituar përvojë dhe për t’u përgatitur për kalimin në ekipin e parë gjatë verës së ardhshme.

Transferimi do të realizohet falas, por Bayern Munich ka siguruar 30% të çdo rishitjeje të ardhshme, si dhe një klauzolë riblerjeje për lojtarin.

Licina konsiderohej një nga talentet më të ndritura të akademisë së Bayernit dhe që nga viti 2024 ishte pjesë e ekipit të dytë të bavarezëve, si edhe i përfshirë në kombëtaren gjermane të moshave. Pavarësisht vlerësimeve pozitive, ai nuk arriti të debutojë me ekipin e parë për shkak të problemeve fizike dhe konkurrencës në repart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB