Jo vetëm Marcus Rashford, Barcelona synon në verë një tjetër yll të Manchester United

01/02/2026 14:13

Barcelona po planifikon një merkato ambicioze vere dhe Marcus Rashford mund të mos jetë i vetmi lojtar i Manchester United në listën e katalanasve.

Sipas raportimeve, klubi blaugrana ka opsionin për të blerë sulmuesin anglez për 26 milionë paund, por në radar është edhe mbrojtësi Lisandro Martínez.

Burime pranë Fichajes bëjnë të ditur se Barcelona synon të ofrojë të njëjtën shumë, rreth 26 milionë paund, edhe për mbrojtësin argjentinas, pavarësisht faktit se kontrata e tij me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2027. Pikërisht kohëzgjatja e kontratës shihet nga katalanasit si një mundësi për të negociuar një marrëveshje me kosto më të ulët.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë qendror që prej largimit të Iñigo Martínez verën e kaluar dhe Lisandro shihet si profili ideal për të mbushur këtë boshllëk në sezonin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB