Në Prime-n e së shtunës, Miri u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”, aty ku pasi u takua me vajzën e tij, mësoi se për deklaratën që babai i Selin kishte dhënë për të disa ditë më parë në “Shqipëria Live”.

Pasi mësoi këtë, ai zgjodhi të mos e ndante me asnjë prej banorëve se si qëndron e vërteta.

Gjithsesi, Kristi ishte ai që tentoi ta zbulonte me pyetjet drejtuar Mirit, duke e lidhur nëse kishte të bënte me situatën e Selinës ose jo.

Pjesë nga diskutimi-

Miri: Kur ta merrni vesh…

Kristi: Situatën me Selinë?

Miri: S’e kam më normalisht, apo jo? Si mendon?

Kristi: Edhe mund të qëndrosh, fakti që po i thoje hajde këtu, ulu këtu.

Miri: Para se të fillonte prime? S’e dija unë që ishte “Pandora”, ku dija unë se çfarë ndodhte.

Kristi: Faktin që s’e dije, po i tregoje që nuk bëje dot pa të, ky qëndron si argument.

Miri: Nuk është, por unë po i thoja se ajo e kishte vendin aty. Ndërrimin e vendeve e kuptove?

Më pas, Miri ka folur me Krusitën dhe Stelinën për situatën që ka ndodhur para pak kohësh në shtëpi, kur ai ka shpëtuar Selin dhe jo Loren, dhe për këtë gjë është bërë pishman, por gjithashtu tha se këtë zgjedhje e ka bërë për të aktivizuar ish-banoren, Loren.

“Nuk kam prerë në besë askënd këtu në shtëpi. E vetmja gjë, po themi, që jam bërë pishman, por kam bërë mirë që e kam bërë ashtu, sipas idesë time, që nuk shpëtova Loren, por shpëtova Selin. Unë atë e shpëtova për t’i dhënë mesazh, edhe Loren e lashë në nominim që t’i thoja, bëj lojën tënde se je në gjumë, aktivizohu o vëlla se nuk kam çfarë të bëj. Edhe këtij që ishte këtu (Angelos), i thoja natë për natë, shpik se je në fije të perit. E thoshte po, po, po, e rri, bënte gallatë edhe ikte flinte gjumë te shtëpia tani”, tha Miri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB