Torino i jep fund serisë negative të rezultateve, mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit 01/02 14:52
Axel Disasi po i jep përparësi një transferimi te Milani, duke lënë pas West Ham në garën për shërbimet e tij.
Mbrojtësi i Chelsea-t është aktualisht në bisedime me të dy klubet, në prag të një lëvizjeje të mundshme në formë huazimi.
Hyrja e Milanit në negociata ka ndryshuar balancat, me kuqezinjtë që po punojnë për të bindur lojtarin dhe klubin londinez. West Ham, ndërkohë, është në pritje të një përgjigjeje dhe po eksploron alternativa për repartin mbrojtës.
“Çekanët” kanë paraqitur gjithashtu një ofertë prej 12 milionë paundësh për mbrojtësin e Southampton, Taylor Harwood-Bellis, në përpjekje për të forcuar mbrojtjen në rast se Disasi zgjedh San Siron.
Top Channel