Carlos Alcaraz historik në turnetë Grand Slam, përforcon edhe kreun e renditjes botërore
Carlos Alcaraz ka hyrë në historinë e tenisit botëror pasi fitoi titullin e Australian Open, duke mposhtur Novak Djokovic në një finale spektakolare.
Me këtë triumf, spanjolli u bë lojtari më i ri në histori që kompleton Career Grand Slam, duke fituar të katër turnetë e mëdhenj.
Në finalen e zhvilluar të dielën, Alcaraz tregoi pjekuri dhe nivel të jashtëzakonshëm loje përballë legjendës serbe, duke përmbysur ndeshjen pas një seti të parë të humbur. Rezultati përfundimtar ishte 2-6, 6-2, 6-3, 7-5, në favor të 22-vjeçarit.
Djokovic e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar setin e parë, por Alcaraz reagoi fuqishëm, mori kontrollin e lojës dhe dominoi setet pasuese me intensitet, shpejtësi dhe goditje të sakta nga vija e fundit.
Ky sukses historik e konfirmon Carlos Alcaraz si liderin e brezit të ri të tenistit botëror dhe një nga figurat më të mëdha të sportit në vitet e ardhshme, ndërsa për Djokovic mbetet një tjetër finale e madhe, por pa trofe në Melburn këtë herë.
Top Channel