E kryer/ Ademola Lookman refuzon Turqinë, sulmuesi nigerian bashkohet me gjigantët e Spanjës

01/02/2026 12:53

E ardhmja e Ademola Lookman pritet të jetë te Atletico Madrid.

Sulmuesi nigerian duket i vendosur të pranojë interesimin e Diego Simeones, i cili i ka vënë në tavolinë një kontratë prej rreth 6 milionë eurosh në sezon, bonuse të përfshira.

Atalanta, nga ana e saj, kërkonte 40 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe këtë shumë do ta arkëtojë: 35 milionë të garantuara plus 5 milionë në formë bonusesh, të lidhura me objektiva. Jashtë loje mbetet Fenerbahçe, që kishte arritur një marrëveshje me lojtarin, por problemet e njohura me garancitë financiare kanë penalizuar sërish klubin turk.

Ndërkohë, Lookman nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen kundër Comos dhe është gati të udhëtojë drejt Madridit për të nisur aventurën e re në La Liga, me synimin për të rigjetur instinktin e golit që kishte humbur disi në pjesën e parë të sezonit.

Nga këndvështrimi i Atleticos, gjithçka ndjek një logjikë të qartë: klubi madrilen ka lënë të lirë Giacomo Raspadorin drejt Bergamos dhe e ka zëvendësuar pikërisht me lojtarin që Raspadori duhej të zëvendësonte te Atalanta — Ademola Lookman. Raspadori i ka kushtuar Atalantës 25 milionë euro, ndërsa Lookman do t’i kushtojë Colchoneros 35+5 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB