Jo vetëm Marcus Rashford, Barcelona synon në verë një tjetër yll të Manchester United
Real Madrid po përgatit një plan të bujshëm për merkaton e verës, me synimin për të riorganizuar mesfushën dhe për të përmirësuar situatën financiare të klubit.
Sipas mediave spanjolle, konkretisht Fichajes, “Los Blancos” po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të Bruno Fernandes nga Manchester United, ndërsa në të njëjtën kohë mund të nxjerrin në shitje Jude Bellingham.
Bruno Fernandes, i cili mbush 32 vjeç në shtator dhe ka vetëm një vit të mbetur në kontratë, mund të transferohet drejt Madridit për një shifër relativisht të ulët, që varion nga 35 deri në 43 milionë paund.
Ndërkohë, Bellingham, vetëm 22 vjeç, pritet të shitet për një shumë me nëntë shifra, çka do t’i sillte Real Madridit fitim të konsiderueshëm financiar nga ky operacion.
Një lëvizje e tillë do të ishte e bujshme dhe do të ndryshonte ndjeshëm strukturën e mesfushës madrilene.
Top Channel