Dramë në “Santiago Bernabeu”, një penallti në minutën e 100-të i jep tre pikët Realit kundër Vallecanos

01/02/2026 16:29

Real Madridi arriti një fitore të vuajtur ndaj Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabéu”, duke triumfuar falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kylian Mbappé në minutën e 100-të.

Ndeshja u shoqërua me tension dhe pakënaqësi nga tribuna, ndërsa vendasit shfaqën sërish probleme në lojë.

Vinicius Jr. e kaloi Realin në avantazh me një gol spektakolar në pjesën e parë, por Rayo reagoi pas pushimit dhe barazoi rezultatin me golin e De Frutos. Vizitorët patën edhe raste për të përmbysur ndeshjen, por u ndalën nga Courtois.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Real Madridi fitoi një penallti në sekondat e fundit, të cilën Mbappé e shfrytëzoi për t’i dhënë tri pikë të arta ekipit të tij, me “Los Blancos” që qëndrojnë një pikë larg Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB