Finalja e Australian Open mes Alcaraz dhe Novak Djokovic ishtë një finale ku në lojë përvec trofeut ishin dhe rekorde historike. Tenisti serb shpresonte të fitonte titullin e tij të 25 Grand Slam në karrierë për të kaluar Margaret Court, ish tenistja austrialiane që ishte e pranishme në tribunë.

Ai që e arriti këtë ishte Carlos Alcaraz që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1 duke arritur një pikë shumë të lartë, Career Grand Slam; i ka fituar të 4 turnetë madhorë Grand Slam; Wimbledon, Roland Garros, US Open dhe Australian Open për ta cuar në 7 numrin total të turneve Grand Slam të fituara në karrierën e tij

Në këtë mënyrë Carlos Alcaraz me triumfin në Melbourne mbylli cikilin teksa e bëhet lojtari më i ri që arrin të fitojë të katërt turnetë më të rëndësishëm të tenisit në moshën 22 vjeç dhe 272 ditë. Sfida mes brezave ndaj Djokovic, 38 vjeçar, i lejon spanjollit që të shkëputet në krye të renditjes me Alcaraz që shkon në 13650 pikë, i ndjekur nga Sinner me 10 300 dhe Djokovic me 5280.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB