Momente humori u regjistruan në antë ringut gjatë një ndeshjeje boksi mes Jarrell ‘Big Baby’ Miller dhe Kingsley Ibeh në Madison Square Garden të New York.

Ishte një duel i shumëpritur, pasi kjo sfidë ishte ajo e rikthimit të Miller që nuk duelontë që nga gushti 2024 dhe kishte një bilanc me 27 fitore, një barazim dhe 2 humbje. Por ajo që përbën lajm nuk ishte aq fitorja e tij, sa momenti kur parrukja e tij ‘fluturoi’ nga koka e tij kur Ibeh e goditi në fytyrë. Megjithatë Miller nuk e humbi toruan dhe në fillimin e raundit të tretë e hoqi fare parukën dhe e hodhi tutje. Ai që e kapi ishte kampioni i peshave të rënda në WBO, Fabio Wardley

Pas ndeshjes, Miller foli për incidentin dhe u justifikua se e kishte vënë parukën dy ditë para pasi sipas tij kishte përdorur shampo me amoniak që kishte bërë që t’i binin flokët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB