Bellingham lë fushën duke qarë/ Ylli anglez pëson dëmtimin e rëndë në kampionat, panik për Botërorin 2026

01/02/2026 16:10

Jude Bellingham u shfaq në lot pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë gjatë ndeshjes së La Ligës me Rayo Vallecano.

Mesfushori anglez, 22 vjeç, u zëvendësua në pjesën e parë nga Brahim Diaz, pasi u bë menjëherë e qartë se loja e tij kishte përfunduar. Ai u pa duke kapur pjesën e pasme të këmbës dhe duke fshirë lotët, ndërsa britaniku lëshonte britma nga dhimbja.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka arsye të shqetësohet për gjendjen e Bellingham, pasi dëmtimi mund ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e tij në Botërorin që nis në qershor. Anglia do të përballet me Kroacinë, Ghanën dhe Panamën në fazën e grupeve, me sfidën e parë më 17 qershor.

Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid, nuk dha shenja qetësimi në konferencën pas ndeshjes: “Ende nuk dimë asgjë për Bellingham.”

Situata mbetet shqetësuese për Tuchel dhe tifozët e Tre Luanëve, teksa mesfushori kryesor mund të humbasë një prej turneve më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB