Papa Leo në prag të Olimpiadës Dimërore, bën thirrje për paqe: Bëni të paktën një “armëpushim Olimpik”…
Carlos Alcaraz shkroi një faqe të historisë këtë të dielë teksa me suksesin në Australian Open u bë tenisti më i ri në moshë që arrin të fitojë të 4-t turnetë Grand Slam. Dhe ky triumf në tokën australiane që ishte i pari për të erdhi në pjesëmarrjen e tij të 5 në këtë kompeticion në moshën 22 vjeçare.
Në këtë mënyrë përmbushet një lloj profecie e turneut të Melbourne dhe që e lidh Alcaraz me Roger Federer, Rafael Nadal dhe rivalin e tij Jannik Sinner. Por çfarë?
Kështu në vitin 2004, Roger Federer u shpall kampion i Australian Open për herë të parë dhe ishte 22 vjec e për më tepër në pjesëmarrjen e tij të pestë. Në finalen e atij viti, zvicerani mundi Marat Safin 3-0(7-6; 6-4; 6-2)

Pesë vjet më vonë, në 2009, ishte Rafael Nadal ai që fitoi titullin e parë në Australi. Edhe spanjolli në atë moment ishte 22 vjec dhe në pjesëmarrjen e tij të pestë në turne dhe në finale ai mposhti as më pak e as më shumë por vetë Roger Federer 3-2 (7-5, 3-6, 7-6, 3-6, 6-2).

Dhe kjo lloj tradite u vijua në 2024 pikërisht nga Jannik Sinner me italianin që fitoi titullin e tij të parë në Australian Open teksa e fitoi në moshën 22 vjec dhe… në pjesëmarrjen e tij të pestë në turne duke mundur në finale Daniil Medvedev 3-2(3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 6-3).

Kështu që këtë të dielë, Alcaraz dukej se ishte i favorizuar edhe nga historiku për të arritur te ky triumf dhe për t’iu bashkuar grupit të të përzgjedhurve
Top Channel