Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc të kënaqur me Ferrarin: Një start solid, kemi mësuar shumë
Elena Rybakina është mbretëresha e re e Australian Open. Në finalen e turneut të femrave në Rod Laver Arena të Melbourne, tenistja kazake iu imponua numrit 1 të renditjes botërore, Aryna Sabalenka duke e mundur me rezultatin 2-1 për të ngritur trofeun e Australian Open për herë të parë në finalen e dytë të luajtur, pas asaj të humbur në vitin 2023, po ndaj Sabalenkës.
Për më tepër, titulli në Melbourne është edhe i dyti në turnetë Grand Slam për Rybakinën pas atij në ëimbledon në vitin 2022.
Turneu i Australian Open ishte në kufijtë e perfektes për Rybakinën që gjatë gjithë kompeticionit humbi vetëm 1 set, pikërisht në finalen e tij. Rybakina fitoi setin e parë 6-4 ndaj Sabalenkës me bjellorusen që u përpoq të përmbyste gjithcka dhe thuajse ia doli. Numri 1 i renditjes botërore fitoi setin e dytë po 6-4 dhe në setin final arriti të marrë kryesimin deri në 3-0
Në këtë pikë Rybakina e rriti shumë nivelin e lojës duke fituar 4 game radhazi për të përmbysur gjithcka dhe për të marrë kryesimin në 4-3 duke i hapur në këtë mënyrë rrugën drejt fitores së këtij seti 6-4 dhe krejt ndeshjes 2-1 për t’u shpallur kampione e Australian Open. Për Sabalenkën, Australia hidhërohet sërish, pas sukseseve në 2023 dhe 2024, bjellorusja humbi finalen e dytë radhazi pas asaj të vitit të kaluar kundër Madison Keys.
Top Channel