Shpërthime masive në Iran, shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe, vdesin 4 anëtarë të një familje Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale është shprehur se gjatë takimit të djeshëm me fermerët në Divjakë, Edi Rama u tregua kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve.
“Rama dje u paraqit në Divjakë para fermerëve me Ballukun në krah, por i tronditur gjer në palcë, kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve që haptas i shprehnin pakënaqësitë e mëdha, denonconin politikat e tij kundër fermerëve shqiptarë.
Edi Rama të bëjë ç’të dojë, mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do shkojë aty ku e ka vendin, aty ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët që qeverisin një vend me lidhje të forta me kartelet e drogës, krimin dhe farsë elektorale.
Ndaj dhe duke u falenderuar shumë për atë angazhim të jashtëzakonshëm që treguat më 24 janar, u ftoj të shumëfishojmë forcat dhe të bashkohemi në protestën e ardhshme.
Të tregojmë fuqinë tonë, të tregojmë vendosmërinë tonë, të tregojmë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend”, u shpreh Berisha.
Top Channel