Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik kalendarin e ndeshjeve për dy javët e ardhshme të kampionatit.

Java e 23-të do të shoqërohet sërish me ndryshime stadiumesh, teksa përballja Vllaznia–Vora do të zhvillohet në Vorë, pas marrëveshjes së arritur mes klubeve në fazën e dytë.

Të premten, më 6 shkurt, do të luhen plot katër ndeshje në të njëjtën ditë. Përveç takimit Vllaznia–Vora, në fushë do të zbresin edhe Bylisi me Partizanin. Elbasani pret Teutën në orën 16:30, ndërsa mbrëmja do të mbyllet me sfidën Flamurtari–Egnatia, që nis në orën 19:00.

Java e 23-të përmbyllet me derbin mes Tiranës dhe Dinamos. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të startojë në orën 13:30.

Derbi i kryeqytetit është i rezervuar për Tiranën edhe në javën e 24-t. FSHF ka konfirmuar se Partizani do të presë bardheblutë ditën e diel, më 15 shkurt, në orën 19:30.

Ndërkohë, java e 24-t nis të shtunën, më 14 shkurt, me përballjen Vora–Egnatia dhe mbyllet me takimin Teuta–Bylis në orën 16:30. Para derbit të së dielës, Vllaznia do të përballet me Elbasanin, ndërsa Dinamo me Flamurtarin. Vlen të theksohet se dinamovitët do të rikthehen si pritës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB