‘Duhet të ftoj dhe vajzat në Shtëpinë e Bardhë’/Gafa e Donald Trump për kampionet olimpike të hokejit…
Basketbollisti i Philadelphia 76ers, Paul George, u dënua me 25 ndeshje pezullim për mosrespektim të politikës antidoping të NBA pasi mori një medikament të palejuar.
NBA njoftoi vendmin për pezullimin e lojtarit në një komunikatë ku theksonte se dënimi i Paul George niste që këtë të shtunë me sfidën që Philadelphia kishte ndaj Pelicans në Xfinity Mobile Arena
Paul George, 35 vjeç, kishte një mesatare prej 16 pikësh për ndeshje këtë sezon me 76ers edhe pse ka zhvilluar 27 ndeshje për shkak të problemeve të shumta fizike. Pak caste pas njoftimit nga ana e NBA për pezullimin e tij, basketbollisti i Phildelphias pranoi gabimin e tij përmes një komunikate për rrjetin televiziv ESPN
‘Në vitet e fundit kam folur për rëndësinë e shëndetit mendor dhe duke kërkuar trajtimin më të fundit për një problem personal, bëra gabimin që mora një medikament të palejuar-theksonte Paul George në komunikatën e tij-marr përsipër të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe i kërkoj falje Philadelphia 76ers, shokëve të mi të skuadrës, tifozëve të skuadrës për gabimin tim në vendimmarrje gjatë këtij procesi. Jam i fokusuar që të përfitoj nga kjo periudhë që mendja dhe trupi im të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme për të ndihmuar skuadrën kur të kthehem’.
Top Channel