Vjen momenti, Maignan mbërrin në zyrat qëndrore të Milanit, do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2031
Lëvizjet e Fenerbahçes në merkato, për Ademola Lookman dhe Kamaldeen Sulemana, kanë ndikuar drejtpërdrejt në strategjinë e Napolit.
Me Sulemanan që është gjithnjë e më pranë Atalantës, edhe pse aktualisht gjithçka mbetet e pezulluar, klubi napolitan ka vendosur të përshpejtojë afrimin e Alisson Santos nga Sporting Lisbona.
Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ka siguruar marrëveshjen me anësorin brazilian për një kontratë katërvjeçare e gjysmë, me përfitim rreth 2.7 milionë euro në sezon. Paralelisht, është arritur edhe akordi me Sportingun për një huazim prej 3 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje, që e çon vlerën totale të operacionit në rreth 20 milionë euro.
Drita jeshile për mbylljen e transferimit pritet në orët e ardhshme, ndërsa Napoli raportohet se ka planifikuar tashmë vizitat mjekësore të lojtarit.
Alisson Santos, i lindur në vitin 2002, është një emër që Napoli e njeh nga afër. Braziliani u përball me napolitanët në muajin tetor, në ndeshjen e fazës së Ligës së Kampionëve kundër Sportingut në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku aktivizohej për 23 minuta në fitoren 2-1 të vendasve.
Anësori brazilian u shfaq vendimtar edhe në raundin e fundit të fazës së grupeve, ku me paraqitjen e tij kundër Athletic Bilbaos ndihmoi Sportingun të sigurojë kualifikimin direkt në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Top Channel
Vjen momenti, Maignan mbërrin në zyrat qëndrore të Milanit, do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2031